21:11 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Ferizaj

Ndryshime të motit ka pasur mbrëmjen e sotme në gjithë vendin.

Shi dhe erëra të forta kanë mbizotëruar thuajse kudo. Madje në qytetin e Ferizajt erërat e forta kanë shkaktuar dëme materiale në disa objekte.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihen edhe dëmet materiale përderisa nuk dihen nëse ka ndonjë person të lënduar./Indeksonline/