15:42 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Erërat e fuqishme, bëhet “mjegull” nga pluhuri në Obiliq

Pemë të shumta janë rrëzuar nga erërat e fuqishme në Kosovë, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Këto erëra kanë shkaktuar edhe pluhur të madh në Kryshevc të Obiliqit.

Në pamjet e dërguara nga një lexues i Indeksonline, shihet se për shkak të erërave është çuar pluhur në këtë vend, duke bërë që të zvogëlohet pamja e dukshmërisë për shoferët që vozisin.

Po ashtu, kjo po shkakton dëm edhe për qytetarët që jetojnë përreth./Indeksonline/