Eric Abidal tregon nëse Barcelona është duke tentuar ta transferojë Paul Pogban
Eric Abidal ka refuzuar që t’i shtojë spekulimet në lidhje me përforcimet e ardhshme të Barcelonës pas transferimit të Arturo Vidal, shkruan IndeksOnline.
Me largimet e Andres Iniestas dhe Paulinhos, kampioni i La Ligas transferoi Arthur nga Gremio, si dhe së fundmi Arturo Vidal nga Bayern Munich për 20 milionë euro.
Emrat si Paul Pogba, Adrien Rabiot dhe Frenkie de Jong janë duke u lidhur me Barcelonën, teksa për këtë së fundmi ka folur edhe drejtori sportiv, Eric Abidal.
”Gjëja më e rëndësishme është që e kemi Arturo Vidalin këtu”, tha Abidal në një konferencë për shtyp.
”Ne nuk flasim për lojtarët që nuk janë pjesë e këtij klubi. Nuk mund të komentoj për këtë. Ne kemi një skuadër të mirë dhe të kompletuar. Si dhe duam ta fitojmë tripletën”./IndeksOnline/