23:56 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Eriksen pranon të luaj për Interin që në janar

Christian Eriksen ka pranuar të bashkohet me Interin që në afatin e janarit.

Sipas Fabrizio Romanos, danezi ka pranuar ofertën e skuadrës italiane që e ka kërkuar qe një kohë.

Tashmë ka mbetur vetëm të ketë një dakordim në mes të Tottenham dhe Interit, shkruan Indeksonline.

Eriksenit i përfundon kontrata në qershor dhe Interi do të mundohet ta marr me një çmim të ulët.

Sipas raportimeve të mëhershme, zikaltërit do të paguajnë rreth 20 milionë për këtë transferim. /IndeksOnline/