17:25 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Erjon Kastrati: Do të fitojmë çdo ndeshje parakualifikuese

Të enjten Kosova fillon ciklin parakualifikues për Kampionatin Botëror 2023.

Ndeshjen e parë, Dardanët do ta luajnë në shtëpi kundër Islandës ndërsa më pas do të udhëtojnë të luajnë kundër Luksemburgut.

Basketbollisti kosovar, Erjon Kastrati është i gatshëm për ta ndihmuar Përfaqësuesen e Kosovës në fazën parakualifikuese të Botërorit 2023.

Fillimisht dua të them se kam nderin dhe kënaqësinë që jam i ftuar në Kombëtaren e Kosovës. Siç ka thënë trajneri duhet të mundohemi të fitojmë në çdo ndeshje. Do të japim më të mirën nga vetja jonë në këto ndeshje”, deklaroi Kastrati për uebfaqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kosova në këto parakualifikuese ndodhet në grupin B me Islandën, Luksemburgun dhe Sllovakinë. /IndeksOnline/