22:23 / E Enjte, 20 Janar 2022 / SH F

Ermali dhe Ariana blejnë shtëpi të re në një nga lagjet më luksoze të kryeqytetit

Jeta e yjeve të estradës ka qenë dhe vazhdon të jetë vatra e shumë të thënave e të pathënave.

Por, përtej thashethemeve, një lajm interesant e i vërtetë është kryefjala e javës në showbizin vendor.

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana, janë bërë me shtëpi të re.

Ata kanë blerë një shtëpi të re në një prej lagjeve të reja më luksoze në vend, Royal Green Residence.

Ka qenë vet këngëtari i hitit “Goca nga Tirana”, ai i cili ka publikuar një fotografi të shtëpisë së re të familjes në InstaStory.

Foto: Ermal Fejzullahu/InstaStory

Në këtë mënyrë, çifti i shumëpërfolur i ka dhënë jetës bashkëshortore dhuratën e radhës, duke e gëzuar shtëpinë e re luksoze.