11:46 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Ermal Fejzullahu rikujton vetën në vitin 1997, kaq i ëmbël në këto imazhe (Foto)

Ermal Fejzullahu edhe pse i ri në moshë ka një karrierë 20 vjeçare, transmeton Indeksonline.

Kjo sepse ai me muzikë ka filluar që të merret shumë herët madje edhe në mënyrë profesionale përkrah babait të tij, Sabriut.

Së fundi, Ermali ka publikuar një imazh në llogarinë e tij në “Instagram” nga viti 1997 kur këndonte këngën “Do të bëhet superstar”.

“Kënga “do te behem superstar” viti 1997” kishte shkruar Ermali kurse në imazhe duket djalosh me fytyrën plotë dhe shumë i qeshur.

Ndryshe, tash Ermali është një këngëtar i suksesshëm me shumë projekte dhe klipe./Indeksonline/