23:32 / E Premte, 07 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ermal Krasniqi drejt transferimit në Arabinë Suadite

Futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi, karrierën mund ta vazhdoj në Arabinë Saudite.

Mediumi rumun, “Prosport”, raporton se skuadra arabe Al-Riyadh dëshiron transferimin e Krasniqit, shkruan IndeksOnline.

Sipas tyre, Al-Riyadh ka bërë një ofertë prej 5 milionë euro në drejtim të CFR Cluj.

Propozimi i Al-Riyadh është që shuma të paguhet me disa këste, ndërsa Cluji po kërkon që shuma të paguhet në dy këste.

Bisedimet mes klubeve do të vazhdojnë në ditët e ardhshme dhe pritet të gjenjë një zgjidhje për transferimin e Krasniqit në Arabinë Saudite./IndeksOnline/