14:26 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Ermal Meta dorëhiqet nga muzika, dy javë para ‘Eurovisionit’

Ermal Meta rrëmbeu zemrat e publikut italian me këngën ‘Non mi avete fatto niente’, me të cilën do të përfaqësojë Italinë në ‘Eurovision’ pas dy javësh, së bashku me këngëtarin Fabrizio Moro.

37 vjeçari vitet e fundit ka pasur sukses të madh dhe rritje në karrierë, duke u bërë kështu injohur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, e duke u cilësuar si krenaria e vendit tonë. Mirëpo dy javë para spektaklit të madh, ai ka habitur fansat me deklaratën e tij.

I intervistuar nga revistëa italiane ‘Vanty Fair’, këngëtari shqiptar ka rrëfyer më shumë për karrierën dhe suksesin që po korr së fundmi, mirëpo ka menduar se daljet e tij të shpeshta në ekran e kanë lodhur publikun.

Ermali ka deklaruar se ka ndërmend të bëjë një pauzë në muzikë, megjithatë kjo periudhë e heqjes dorë nga muzika do të jetë vetëm një vit.

“Gjithçka është dyfishuar në krahasim me vitin e shkuar. Ndërveprimet në rrjetet sociale, disqet e shitura. Mendova se i kisha lodhur njerëzit, pas tre vitesh. Heshtja duhet herë pas here: vitin e ardhshëm nuk ka koncerte, 2019 do të jetë një vit pushimi.”

Temat: