19:17 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / AD

Ermali ka një njoftim të rëndësishëm për fansat

Këngëtari i mirënjohur kosovar Ermal Fejzullahu ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për fansat.

Përmes një publikimi, ai ka treguar që javën e kaluar iu ka hakuar llogaria e tij në Instagram, shkruan Indeksonline.

Ermali iu kërkoi falje të gjithëve për shkak se iu kishte keqpërdorur emri.

Postimi i plotë:

‘Përshëndetje për të gjithë kudo që jeni deshta t’ju njoftoj që javën e kaluar Instagrami im ka qenë i hakuar për 30 orë. E falënderoj Denis Avdiun qe ma ka rikthy Instagramin. Kërkoj ndjesë për të gjithë që më është keqpërdorur emri im. Shëndet i juaji Ermal Fejzullahu”, shkroi ai./Indeksonline/