19:58 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Erolld Belegu pensionohet nga politika

Ish-këshilltari politikë i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, Erolld Belegu është pensionuar nga politika,

Belegu përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se nuk do të jetë më pjesë e politikës, transmeton Indeksonline.

Image result for erolld belegu indeksonline

“Edhe një sfidë edhe një kaptinë e jetës time u mbyll! Ishte privilegj, përgjegjësi por edhe kënaqësi ti shërbej vendit tim!”, ka thënë ndër të tjera Belegu.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të tij:

Edhe një sfidë edhe një kaptinë e jetës time u mbyll! Ishte privilegj, përgjegjësi por edhe kënaqësi ti shërbej vendit tim!

Falënderoj Kryeministrin Haradinaj për besimin e dhënë dhe përkrahjen gjatë këtyre viteve të punës së përbashkët! Më 6 tetor votuesit “më liruan nga përgjegjësia politike”.

Votat jo të mjaftueshme për mua më treguan që nuk e gezoj përkrahjen që besoja e kam merituar për të gjitha sukseset në jetë! Andaj, nga sot jeta ime do të përqëndrohet në fusha jashtë politikës!

Kryeministrit dhe Qeverisë së re i dëshiroj sukses në punët e mira për Kosovën tonë!