17:21 / E Enjte, 16 Mars 2023 / MSH

Escobar organizon darkë me opozitarët, në takim shkon edhe Memli Krasniqi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, do të organizojë një darkë me përfaqësuesit e opozitës në rezidencën e tij.

Sipas klankosovës, pjesë e këtij takimi do të jetë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, derisa nuk dihet ende se a do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Në takim do të jetë edhe Emisari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili pritet të vijë sot në Kosovë.