07:29 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Është dorëzuar në polici sulmuesi i gazetarit Kajtazi

Të shtunën, para mesnatës është dorëzuar në polici i dyshuari ndaj sulmit mbi gazetarin Vehbi Kajtazi.

Fitim Thaqi është vetëdorëzuar, siç thotë avokati i tij Gazmend Halilaj me të dëgjuar se është duke u kërkuar nga policia, njofton Klan Kosova.

“Klienti im ka vendosur të vetëdorëzohet”.

“Ai e pranon që rasti ka ndodhur, por që ka ndodhur rastësisht”.

“Klienti im nuk e ka njohur palën tjetër dhe incidenti ka ndodhur në afekt, derisa kanë qenë një kafiteri dhe aty janë prekur në krah”, ka thënë për klankosova.tv, avokati Halilaj.

“Ai as që e ka njohur më herët atë, tash e din se kush është, por nuk qëndorn asnjë pretendim se rasti ka ndodhur duke u lidhur me punën e gazetarit Kajtazi, shkrimet, apo ndonjë telashe tjetër”, ka shtuar ai.