Është futbollist i “Djajve të kuq”, Zirkzee shkon në Liverpool për t’u përshëndetur me ish-bashkëlojtarët e tij

Skuadra e Bolognas sonte luan ndeshjen e raundit të dytë në UEFA Champions League dhe si kundërshtar e ka Liverpoolin në stadiumin “Anfield”.
Sulmuesi i njohur, Joshua Zirkzee ka udhëtuar mbrëmë për në Liverpool dhe është futur në hotelin ku po qëndron skuadra nga Italia, shkruan Indeksonline
Zirkzee dëshiroi t’i përshëndeste ish-bashkëlojtarët e tij te klubi nga Serie A.
Ai udhëtoi nga Mançesteri vetëm për t’i takuar lojtarët e Bolognas, ku kaloi momente të mira sezonin e kaluar.
Kujtojmë se tani Zirkzee është lojtar i Manchester Unitedit, rivalit më të madh të Liverpoolit në Premier League./Indeksonline/
ESCLUSIVA SI – #Bologna, a #Liverpool arriva #Zirkzee per salutare la sua ex squadra‼️🔴🔵
— Sportitalia (@tvdellosport) October 1, 2024
Joshua Zirkzee arriva da #Manchester per salutare i compagni e lo staff del Bologna in trasferta a Liverpool⚽️
🎥 @Jadegiacalone pic.twitter.com/Fz8zRXqduk