16:06 / E Martë, 02 Janar 2024 / Gj. Sh

Është pa skuadër që nga viti i kaluar, Lenjani e mendon Superioren si opsion

Futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani është ende pa skuadër që nga qershori i vitit të kaluar.

Së fundmi, ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë ishte pjesë e klubit turk, Umraniyespor, shkruan IndeksOnline

Siç aludojnë mediat në Shqipëri, Lenjani mund ta provojë edhe aventurën në futbollin shqiptar. Shumë skuadra në Superiore kanë nevojë për një futbollistë të kalibrit të tillë.

Madje, dyshja Tirana ose Partizani mund të jenë destinacion i lojtarit 34-vjeçar.

Lenjani gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë klube, duke përfshi këtu edhe: Nantes, Rennais, St Gallen, Grasshoppers, Winterthurin dhe Sionin./IndeksOnline/