Është serioze, shkon oferta e parë për Granit Xhakën nga AC Milan

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka mund të luajë në Serie A në sezonin e ri 2025/26.
Xhaka ka marrë ofertën e parë serioze nga Milan dhe tashmë kanë filluar bisedimet mes tij dhe drejtorit sportiv, Igli Tare, shkruan Indeksonline
Nuk dihet se cila ka qenë oferta e parë drejtuar Leverkusenit për mesfushorin shqiptar, por ajo që bëhet e ditur është fakti që Xhaka tashmë është i tërhequr me projektin e ri të klubit “kuqezi”.
Granit Xhaka zhvilloi dy super sezone me Bayer Leverkusenin, ku edhe u shpall kampion i Bundesligas pa pësuar humbje, me një rekord të pabesueshëm.
Por ndryshimet që janë bërë në skuadrën gjermane, si largimi i yjeve dhe trajnerit Xabi Alonos, mund ta shty edhe Xhakën ta lë stadiumin “BayArena”.
Xhaka do ishte i lumtur të luante përkrah Luka Modricit, i cili flitet se do t’i bashkohet ekipit të Milanit pas përfundimit të ndeshjeve në Kupën e Botës për Klube./Indeksonline/
🚨🚨 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: AC Milan have made official contact with Bayer Leverkusen to sign Granit Xhaka! 🇨🇭🔥
— Whistle90 (@WhistleNinety) June 20, 2025
The Swiss midfielder could be on his way to San Siro. Talks have just begun.
Would this be a good move for Milan? 🤔
❤️🖤 #ACMilan #Xhaka #Leverkusen #Transfers… pic.twitter.com/6K8Bcnb72v