10:20 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Është shoferi më i mirë në botë, por iu desh të bëhej mekanik në rrugë

Lewis Hamiltoni është detyruar të ndërronte profesionin e tij në një moment. Nga shoferi më i mirë në botë, ai është bërë mekanik.

Kjo pasi që vetura e tij, “Mercedes” EQC kishte probleme me gomën. Britaniku është ndalur në një pompë karburanti ku e ka ndërruar atë. Shoferi i “Mercedesit”, i veshur me një maskë, xhup, pantallona të shkurtra me ngjyra të ndezura dhe një çelës në dorë, është parë duke vendosur gomën e re.

Vetëm dy minuta thuhet se ka vonuar Hamiltoni, që të kryente këtë punë./Indeksonline/