75 Mall Live Search
08:37 / E Premte, 21 Nëntor 2025 / G T

Është yll botëror i futbollit/ ja çfarë bëjnë tifozët në Basel të Zvicrës pas Granit Xhakës

Shumë mbështetës kishin shkuar për ta përkrahur yllin e Sunderlandit, i cili ishte… thjesht i ftuar në një “TV Show”.

Granit Xhaka, lojtari i Kombëtares së Zvicrës tregon lidershipin dhe arsyen pse mban shirtin e kapitenit, shkruan Indeksonline

Ai gjithmonë në secilin grumbullim me “Helvetikët” i respekton gazetarët dhe emisionet që kanë të bëjnë me sportin.

Para se të udhëtonte në Kosovë, Xhaka ishte pjesë e një “TV Show”. Ai ishte i ftuar special në emisionin “Wer ist der Profi Spiler?”.

Në këtë emision, kishte të pranishëm edhe tifozë dhe jo pak, por shumë.

Të gjithë ishin aty për të përkrahur yllin shqiptar të futbollit.

Kishte momente ku shiu nuk i la të xhironin, por ky emision u mbyll përfekt – me Xhakën që ishte aty si një njeri normal dhe jo me famën që posedon – gjë që na mungon në Kosovë./Indeksonline/