10:36 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / OSH

Eskalon debati, femra e ther femrën në Fushë Kosovë

Një incident mes dy femrave ka eskaluar deri në therje me thikë, mbrëmë në Fushë Kosovë. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte therrë me thikë nga e dyshuara femër kosovare .

Si pasojë e rastit viktima kishte pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin, kurse e dyshuara nuk është hasur nga policia dhe gjendet në arrati.

Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante./Indeksonline/