75 Mall Live Search
16:34 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Eskalon debati i dy panelistëve në një televizion kosovar, ja çfarë ndodhë (Video)

Analisti Imer Mushkolaj dhe sekretari i OVL’së së UCK’së, janë përplasur fort mes vete në një studio televizive, ku po diskutohej zhbërja e Gjykatës Speciale

Përderisa analisti Mushkolaj po fliste rreth pasojave që mund të vijnë nga shfuqizimi i Gjykatës Speciale, Klinaku kishte mbrojtur qëndrimin e organizatës së tij dhe krerëve të lartë shtetërorë se Specialja duhet të rrëzohet.

Sipas Klinakut, përkrahja e Speciales të bën proserb dhe të tillë e ka quajtur ai Mushkolajn, duke i thënë se ‘ti ke dëshirë me u kthy Serbia”.

Kjo e ka nervozuar analistin duke eskaluar biseda mes tyre.

Ndiqeni videon e mëposhtme: