12:13 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dështon rezoluta e LDK-së për dialogun

Pas një debati dyditor me fjalime të gjata, akuza e kundër akuza, Kuvendi i Kosovës ka  hedhur në votim projektrezolutën e propozuar nga LDK-ja sa i përket dialogut me Serbinë.

Nga 90 deputetë të pranishëm në Kuvend, 50 prej tyre votuan pro, ndërsa nuk kishte as abstenim as kundër, raporton Indeksonline.

Me këtë votim, rezoluta ka dështuar të kaloj. Pas votimit, deputetët opozitar lëshuan sallën në shenjë pakënaqësie.