23:08 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“EULEX duhet të shkojë” (Video)

EULEX duhet të shkojë nga Kosova. Jo për një skandal, por për disa me radhë.Kjo aq më shumë pas deklarimeve të ish-presidentit të gjykatësve të EULEX-it, britanikut Malcolm Simmons, i cili ka deklaruar publikisht së ky mision është politik dhe me qëllime jo të ligjësisë së drejt por shkatërrimin e një pjesë të figurave të UCK-së përfshirë ish komandantin Fatmir Limaj.

Avokatë të Limajt thonë se ky mision lë shumë për të dëshiruar, ndërsa e vlerësojnë në nivel të lartë të detyrës gjyqtarin Simons

Në të njëjtën vi, është edhe avokati Bajram Tmava, i cili e çmon lartë përgjegjësin e punës së Simons
Edhe hulumtuesi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Dren Ajeti e vlerëson si shumë të paktë punën që e ka bërë ky mision.

Por ai pohon se EULEX të paktën është dashur ta krijonte një organ i cili do ta vlerësonte përformancën e gjykatësve e prokurorëve të tij.