18:28 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

EULEX: Së fundmi kemi shtuar patrullimet në veri të Kosovës

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) e ka shtuar numrin e patrullimeve në veri të Kosovës.

Ky mision për klankosova ka konfirmuar  se një njësit i përbërë prej 105 policëve është i stacionuar në Mitrovicë.

“Njësia e Formuar Policore e EULEX-it (NFP), e përbërë nga 105 policë, është e stacionuar në Mitrovicë”.

“FPU-ja po kryen patrullime ditore të lëvizshme të zbulimit në veri të Kosovës. Misioni ka shtuar së fundmi patrullat e tij të zbulimit për të rritur ndërgjegjësimin për situatën”.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nga data 1 nëntor e këtij viti do të fillojë me zbatimin e ligjit për zëvendësimin e targave ilegale në ato legale të Republikës së Kosovës.