15:48 / E Diele, 26 Qershor 2022 / MSH

Europa po e humb shansin

Shkruan: Petrit GASHI

Ditë me parë u mbajt Samiti BE-Ballkani Perëndimor i cili përfundoi pa rezultate konkrete dhe shuan përsëri shpresat e ballkanasve për anëtarësim të shpejt në BE. Edhe tani si vite e vite me radhe vazhdon bllokimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, dhe mos Liberalizimi i Vizave për Kosovën. Kjo tregon për një përsëritje të stagnimit në zgjerim të BE-së e cila nuk po mund ta gjejë veten si fuqi e konsoliduar dhe nuk po mundet të tregoj lidership në kohë krizash.

Në fakt BE që nga themelimi i saj ishte zhvilluar në kohë krizash, së pari për të eliminuar armiqësitë e vjetra dhe për të kultivuar paqen, dhe së dyti për të folur më një zë në çështje të mëdha botërorë në të cilën në shumicën e rasteve mund të ishte edhe përcaktuese, megjithatë sot, kriza nuk po përbashkon Eurpen por po e ndanë atë. Lufta në Ukrainë, Pandemia, kriza më energjinë, transportin por edhe ushqimin janë disa nga problemet në të cilën sot bota po përballët, e në anën tjetër BE rrinë e heshtur pa veprime konkrete, pa një strategji të mirëfilltë dhe vetem si vëzhguese e luftës që po i ofrohet kufijve të saj.

Historia në mëson, së në luftëra të mëdha Ballkani ishte pika me e nxehtë, për të mos thënë bomba e kurdisur në Evropë, dhe siç duket BE ende nuk ka marr mësim mjaftueshme së si duhet të veprojë më këtë pjesë. Cenimi i Lirisë së Lëvizjes për Kosovaret, neglizhimi i hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, procesi i ngadalshëm i negociatave Kosove – Serbi, jo-stabiliteti politik e funksional në Bosnjë, Mal të Zi e Bullgari, problemet ekonomike dhe sociale brenda shteteve të saja, janë vetem disa nga argumentet që në vend të neglizhencës kërkohej unitet e bashkim të të gjitha shteteve.

Sot Europa po e humb shansin e saj, që në një pako të përbashkët të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor të hap negociatat e përshpejtuara në anëtarësim, dhe problemet e popujve të vegjël do rikuperoheshin me rritjen e bashkëpunimit brenda kufijve të saj. Europa këtë shans të mirë për të dhe Ballkanin, dhe të domosdoshme për zhvillimet që po ndodhin sot në botë, konsideroj së nuk do mund ta kishte më asnjëherë.

Në anën tjetër, Kombi shqiptar në përgjithësi dhe Kosova në veçanti duhet të janë të vëmendshme karshi veprimeve të saja në përcaktimin e së ardhmes. Bashkëpunimi në mes të shteteve, e veçanërisht Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për një perspektivë të përbashkët rajonale do jete interes i domosdoshëm në momentet e vështira që po kalojmë. Presioni i përbashkët dhe unik, do ta detyronte edhe vet BE-në që të sillej ndryshe me Ballkanin, në të kundërtën çdo përplasje në mes vete do shkon në favor të atyre që janë kundër anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Sanksionet dhe detyrimet ndaj shtetit serb, i cili vazhdon të ndjek mendësinë e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, duhet të janë të forta, unike dhe përcaktuese, sepse manovrimet e tilla të politikes serbe janë tendencë e vazhdueshme për destabilizim të rajonit.
Europa sot, nuk po e gjënë veten në një lidershipi të fortë në të cilën do tejkalonte ndasitë e vogla mes tyre për kauzën e madhe të Bashkimit Evropian me Ballkanin brenda për ti bërë ballë luftës, agresionit, destabilizimit e besa edhe mundësisë së ndarjes së saj si rezultat i thellimit të krizës.

Sot, me shumë së kurrë Kosovës i nevojite një politikë e forte dhe stabile ndërkombëtare, një bashkëpunim me miqtë që na ndihmuan në lirinë dhe pavarësinë tonë, e sidomos me bashkëpunimin me shtetin Shqiptar për të arritur objektivat e saja dhe të mos jetë e përjashtuar karshi zhvillimeve që po ndodhin. Kosovës i duhet një imazh i ri përcaktues i unitetit kombëtar në kauzën e saj të brendshme dhe aspiratat e saja të jashtme. Çdo injorance e pushtetit karshi faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm do jetë në demin me të madh të Kosovës, prandaj gjuha politike e përbashkët ndërshqiptar do ta bënte me të fuqishme në arritjen e qëllimeve të saja drejtë perspektives evropiane. Deklarata boshe pa veprime konkrete janë vetem humbje kohe, prandaj veprimet e koordinuara në mes të oponentëve të brendshëm politik dhe miqve të shtetit tonë do e risjellin në tavolinat e kancelarive të Evropës diskutimin për Kosovën dhe të ardhmen e saj.
Europa e ka shansin që brenda kufijve të saj të jetë edhe Ballkani Perëndimor, por këtë shans duhet të dimë edhe ne ta shfrytëzojmë të përbashkuar dhe për një qëllim. Çdo inat politik, hatermbetje, apo përplasje për një grusht votash do ta dëmtoj vendin dhe perspektiven evropiane të Kosovës, prandaj le të shkrim akullin brenda dhe jashtë dhe lë ti kthejmë rrezet e diellit për të shkëlqyer mbi ne nëse dëshirojmë që kombi ynë të jetë përcaktues e shumë e shume dekadave për të mos thënë shekujve që do vinë.