Evertoni ia ”rrëmben” fitoren nga duart Liverpulit

Liverpuli është ndalur nga rivali lokal, Evertoni, në ndeshjen e mbetur nga java e 15-të, e Premierligës.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Goodison Park”, ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.
Vendasit kaluan të parët në epërsi, me golin e Betos, në minutën e 11-të.
Gëzimi i tyre zgjati vetëm pesë minuta, pasi Mac Allister barazoi shifrat në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Liverpuli arriti ta përmbys rezultatin me golin e Mohamed Salah në minutën e 73-të.
Kur të gjithë po prisnin përfundimin e ndeshjes, në skenë doli James Tarkowski, i cili barazoi rezultatin në 2-2, në 90+8.
Përkundër barazimit, Liverpuli mbetet lider i Premierligës me 57 pikë, shtatë më shumë se Arsenali që renditet e dyta.
Në anën tjetër, Everton renditet në vendin e 15-të, me 27 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/