14:24 / E Premte, 25 Shtator 2020

Evertoni s’ndalet, po e mendon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Skuadra e Evertonit ka pasur një merkato tejet të suksesshme deri tani.

Por, blutë e Liverpoolit nuk e kanë ndërmend të ndalen me transferime bombastike, transmeton Indeksonline.

Sipas “The Times”-it, portieri i Manchester Unitedit, Sergio Romero është i interesuar që të transferohet tek ekipi i Evertonit.

Ancelotti nuk ka besim të plotë te Jordan Pickfordi, prandaj tekniku italian do të pëlqente transferimin e argjentinasit./Indeksonline/