22:12 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

EVOKIMI I NATËS SË KRISTALTË, PJESË E STRATEGJISË PËR HOLOKAUSTIN

ITSHKSH për 5 vite me radhë me aktivitetet e saj përkujtimore është duke shënuar këtë ngjarje me një program të përshtatshëm në emër të viktimave, por këtë vit për shkak të pandemisë që ka prekur të gjithë botën, ne nuk do të jemi në gjendje të bëjmë të njëjtën gjë në mënyrë të drejtpërdrejt, por do të kontribuojmë në një mënyrë më ndryshe me qëllim që  edhe sot të kujtojmë rëndësinë e studimit të kësaj teme, dhe të japim mbështetjen tonë për të forcuar sistemin arsimor në këtë drejtim

Nga Prof. dr. Skender Asani

Sot, më datë 9 nëntor, ne po përkujtojmë një  datë të rëndësishme në historinë e Holokaustit – Nata e Kristaltë, nata kur në të kaluarën e largët të vitit vitin 1938 në rrugët dhe sheshet gjermane u ushtrua dhunë dhe terror, me djegjen e sinagogave, librave hebraike, shkatërrimin e shumë shtëpi të hebrenjve, dyqaneve të tyre, duke lënë kështu pas vetes shumë dritare dhe xhama të thyer në rrugë, me çka dhe u shënua fillimi i persekutimit të hebrenjve dhe Holokaustit.

Me këtë rast, ITSHKSH për 5 vite me radhë me aktivitetet e saj përkujtimore është duke shënuar këtë ngjarje me një program të përshtatshëm në emër të viktimave, por këtë vit për shkak të pandemisë që ka prekur të gjithë botën, ne nuk do të jemi në gjendje të bëjmë të njëjtën gjë në mënyrë të drejtpërdrejt, por do të kontribuojmë në një mënyrë më ndryshe me qëllim që  edhe sot të kujtojmë rëndësinë e studimit të kësaj teme, dhe të japim mbështetjen tonë për të forcuar sistemin arsimor në këtë drejtim.

Këtë vit, Departamenti për Edukimin dhe Hulumtimin e Holokaustit pranë ITSHKSH-së pregatiti “Strategjitë e të mësuarit për Holokaustin në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ku hulumtuesit shkencorë, historianët dhe pedagogët kanë zhvilluar kërkime dhe strategji në formën e një libri, i cili do të shërbejë si një mjet për studimin më të mirë të kësaj teme, dhe më e rëndësishmja do të japë drejtim se si të përmirësojmë gjithçka që është arritur deri më tani.
Gjithsesi, ne nuk do të ndalojmë këtu, qëllimi ynë si institucion shkencor është përgjegjësia për t’i udhëzuar mësuesit, studentët dhe edukatorët, se si ti shfrytëzojnë burimet me të cilat posedojmë, dhe se cilat duhet të jenë qëllimet e edukimit për Holokaustin.

Këtë vit në punën tonë kërkimore-shkencore si pjesë e partnerëve tanë janë prezantuar edhe institucionet me të cilat ne punojmë, ndër të cilat janë Jad Vashem nga Izraeli, Centropa nga Auatria, dhe natyrisht si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm do të përmendim Dr. Rashel Levi Drumer, e cila brenda këtij viti mbajti një leksion të veçantë për profesorët tanë, në lidhje me familjen e sajë, për çke ne i jemi shumë mirënjohës.

Një falenderim i madh shkon edhe për studiuesit dhe profesorët tanë, të cilët kontribuan në realizimin e strategjisë, pa harruar këtu edhe Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, që i dha rëndësinë dhe  mbështeti  këtë projekt të rëndësishëm.
 
Shkup, 9 nëntor