12:16 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Evra, i lumtur për rikthimin në Premierligë (Foto)

Patrice Evra është shprehur i lumtur për rikthimin në Premierligë.

Futbollisti francez dje luajti 90 minutat e plotë në humbjen e West Hamit kundër Liverpoolit 4 me 1.

Francezi ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet që ka marr një lëndim në ndeshjen kundër “The Reds”.

“Rezultati jo i mirë, por jam shumë i lumtur që jamë kthyer në Premierligë. Kam humbur këtë ndeshje dhe këtë ndërhyrje që ka të bëjë me tri qepje”, ka shkruar Evra.

Kujtojmë se ish-lojtari i Manchester Unitedit është larguar nga Marseille për shkak se këta të fundit e kanë suspenduar futbollistin, i cili muaj më parë goditi një tifoz francez./IndeksOnline/

 

Temat: