12:30 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Evra – Ronaldos: Shko në Juve nëse do të luash deri n’pleqni

Cristiano Ronaldo është afër transferimit te Juventusi dhe gjatë kësaj jave pritet prezantimi i tij te Kampionët e Italisë.

Për këtë transferim ka folur edhe ish-mbrojtësi i Juventusit, Patrice Evra, shkruan indeksonline.

Ai i ka thënë portugezit që të transferohet në Torino nëse dëshiron të luaj deri në moshën të shtyrë.

“Unë nuk kam biseduar me të, por në qoftë se ai dëshiron të luajë deri në vitin 2050 Juventus është zgjedhja e duhur”, ka thënë Evra.

Kur të shkoni në Juve ju gjithmonë duhet të punoni shumë sepse nuk ka pushime. Një mesazh i vogël për miqtë e mi të Juventusit, unë iu dua përgjithmonë”, ka shtuar francezi. /IndeksOnline/

Temat: