10:29 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Legjenda e Unitedit zbulon disa detaje: Mos shkoni kurrë në shtëpinë e Ronaldos!?

Cristiano Ronaldo është një lojtar profesionist që me punë të madhe ka arritur të fitojë shumë tituj, ndër to edhe pesë Topa të Artë.

Për ta treguar punën e madhe që bën Ronaldo, ka folur legjenda e Manchester Unitedit dhe futbollit francez, Patrice Evra, shkruan IndeksOnline.

Francezi një ditë ishte i ftuari special i Ronaldos në shtëpinë e tij.

Ai tregon se si pranoi ftesën e portugezit dhe si u ndje në shtëpinë e yllit të Real Madridit.

“Ronaldo më ftoi për drek dhe unë i thash se do vija pas ushtrimeve. Kështu që unë shkova edhe pse isha i lodhur. Në tryezë kishte vetëm sallatë dhe mish pule. Sigurisht edhe ujë, pa lëngë. Kur filluam të hanim mendova se do të vjen ndonjë pjesë tjetër e mishit, por në të vërtetë ajo ishte e gjitha. Unë isha duke ngrënë, kur Ronaldo mbaroi drekën dhe menjëherë mori topin duke bërë disa trike. Ai më ftoi edhe mua edhe pse unë doja të haja ende! Pas asaj ai donte të notonte në pishinë. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse unë do ju këshilloja të mos shkonit asnjëherë në shtëpinë e Ronaldos. Ai djalë nuk ndalet duke punuar”, ka thënë Evra.

Ronaldo së fundmi shënoi tri gola për Portugalinë në Kupën e Botës në barazimin 3 me 3 ndaj Spanjës./IndeksOnline/