17:20 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

FA dënon gjyqtarin pasi luajti ‘gur, letër, gërshërë’ në vend të hedhjes së monedhës

Gjyqtari anglez David McNamara ishte në detyrë për ndeshjën Manchester City – Reading, ndeshjë në të cilën për fat të keq harroi në dhomën e zhveshjes monedhën që cdo referi i duhet.

Hedhja e monedhës është një kërkesë sipas ligjeve të lojës dhe menaxherja e gjyqtarëve të Federatës Angleze, Joanna Simpson, deklaroi: “Gjyqtari harroi monedhën e tij, dhe loja po vonohej. Ai duket të ketë qenë më i përgatitur, duhet të ketë monedhën, ishte zhgënjyese, është shumë joprofesionale”.

Kështu, gjyqtari vendosi të luaj lojën ‘gur, letër, gërshërë’ me kapitenet e të dyja skuadrave.

Një zëdhënës i FA deklaroi: “FA mund të konfirmojë se gjyqtari David McNamara është suspenduar për 21 ditë. Kjo pas një incidenti në FA ëSL ndeshje mes Manchester City dhe Reading të premten 26 tetor, kur ai nuk arriti të përcaktojë se cili ekip do të fillojë ndeshjen me hedhjen e një monedhë, siç kërkohet nga Ligjet e lojës”. /IndeksOnline/

Temat: