18:44 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gjyqtari që simulon më mirë se futbollistët e Barcës

Një skenë qesharake ka ndodhur në ndeshjen mes Al-ittihad ndaj Al-Hazem në kampionatin e Arabisë Saudite.

Gjatë një përplasjeje mes dy lojtarëve, arbitri ha një shpullë të lehtë dhe rrëzohet menjëherë në tokë duke lëshuar flamurin në tokë.

Përsëritjet tregojnë qartë se arbitri nuk kishte pësuar ndonjë gjë të madhe, por rënia e tij dramatike të kujton shumë ato të futbollistëve të Barcelonës.