Fabian Ruizi, objektiv i parë i Barcelonës në merkaton e ardhshme
Napoli duhet të ruhet nga ofensiva e Barcelonës. Klubi katalanas ka shënjestruar mesfushorin spanjoll të të kaltërve Fabian Ruiz i cili po shkëlqen aktualisht me fanellën e Napolit.
Ish-lojtari i Real Betisit është objektivi i parë i blaugranave për mesfushën në merkaton e ardhshme. Eric Abidali, i besuar i presidentit Bartomeu ndoqi nga afër ndeshjen Lecce-Napoli pikërisht për të vëzhguar Fabian Ruiz.
23-vjeçari ka cilësi të jashtëzakonshme teknike dhe një vizion të shkëlqyer për lojën dhe drejtuesit e Barçës e shikojnë si njeriun ideal për t’ia bashkuar dyshes Arthur-De Jong dhe për të formuar mesfushën e së ardhmes.
Megjithatë pa 70 milionë euro vështirë se Napoli do të privohej nga Fabian Ruiz për të cilin presidenti Aurelio De Laurentiis pagoi klauzolën e largimit prej 30 milionë eurosh për ta marrë nga Real Betis në verën e vitit të kaluar.