16:31 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Fabio Borini, gol edhe në Superligën e Turqisë

Fabio Borini ka shënuar golin e tij të parë në Superligën e Turqisë që nga transferimi i tij.

Sulmuesi i njohur italian shënoi në humbjen e skuadrës së tij, Karagumruk 1 me 4 ndaj Besiktasit, shkruan IndeksOnline.

Ish-lojtari i shumë klubeve të mëdha europiane golin e shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Kujtojmë që Borini sezonin e kaluar luajti te Verona, por gjatë janarit u transferua në Turqi./IndeksOnline/