Fabregas: Do të ishte budallallëk të mendoja për Chelsean
Cesk Fabregas ia ka mbyull derën skuadrës së Chelseas.
Spanjolli është përfolur për një rikthim te skuadra londineze, por tani në rolin e trajnerit, pas shkarkimit të Liam Rosenior, shkruan IndeksOnline.
38-vjeçari i cili aktualisht është trajner i skuadrës italiane Como, tha se do të ishte budallallëk të mendonte për Chelsean në këto momente.
“Nuk ka asgjë për të thënë për këtë, do të ishte budallallëk të mendoja për këtë tani – fokusi im është te ndeshja e ardhshme kundër Genoas. As nuk pashë ndonjë citat nga presidenti ynë. Besoj se do të vazhdoj kapitullin tim si trajner i Comos. Fokusohuni te ndeshjet e ardhshme”, ka deklaraur Fabregas./IndeksOnline/

