75 Mall Live Search
08:55 / E Hënë, 25 Maj 2026 / G T

Fabregas me një mesazh emocionues për lojtarët: Do të jeni gjithmonë në kujtesën time..!

Skuadra e Comos mbrëmë shënoi fitore të madhe, në javën e fundit të Serie A – ku siguroi edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Cesc Fabregas pas ndeshjes mblodhi gjithë lojtarët e tij dhe u tha fjalë emocionuese, shkruan Indeksonline

“Ju jeni arsyeja pse kjo është kaq e bukur. Ju falënderoj për gjithë jetën time, sepse ky është ndoshta grupi më i mirë që do të drejtoj ndonjëherë në të ardhmen. Nuk kam asnjë dyshim se do të mbeteni përgjithmonë në kujtesë”, u shpreh Fabregas.

Como e mbylli këtë sezon në pozitën e katërt në Serie-n A me 71 pikë, duke lënë jashtë zonës Champions  dy gjigantë të futbollit, si Milani dhe Juventusi./Indeksonline/