22:27 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Face ID” nga Pixel 4 funksionon edhe nëse jeni duke fjetur/vdekur

Përdoruesit e Pixel 4 mund të zhbllokojnë telefonat e mençur me fytyrat e tyre edhe nëse i kanë sytë e mbyllur. Me fjalë të tjera, telefoni juaj inteligjent mund të zhbllokohet nga dikush nëse mund ta tregojë fytyrën tuaj kur jeni plotësisht i pavëmendshëm – potencialisht kur jeni duke fjetur ose keni vdekur.

Dhe për fat të keq, Face Unlock është sistemi i vetëm biometrik që Pixel 4 përdor për të menaxhuar sigurinë, shkruan Indeksonline.

Kur u pyet nga “The Register” një zëdhënës se a mund të zhbllokoni një pajisje duke përdorur fytyrën e përdoruesit nëse ata janë në gjumë ose të vdekur? Përgjigje nuk kishte!

Ju mund të shihni se si funksionon Pixel 4 nga Google ku tregohet nga reporteri i teknologjisë së BBC-së, Chris Fox.

Për krahasim, Apple përdori një teknologji të ngjashme për sistemin e tij të Face ID në iPhone X dhe modelet e fundit të tij iPhone 11, por kërkonte që sytë e njerëzve të ishin të hapur./Indeksonline/