22:14 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / Blerim

Facebook dhe Google bëhen bashkë kundër 10 shteteve

Facebook dhe Google ndodhen bashkë për një betejë të ashpër gjyqësore që mund të nisë pas padisë së 10 shteteve në SHBA.

Lajmi bëhet me dije nga mediat ndërkombëtare, duke shtuar se gjigandët e internetit akuzohen për krijimin e një monopoli reklamash në internet, por edhe për shkelje të të gjitha rregullave të tregtisë së lirë.

Google dhe Facebook duket se janë të vetëdijshëm që kundër tyre mund të ketë një hetim të thelluar.

Një zëdhënës i motorit më të preferuar të kërkimit në internet u shpreh se marrëveshje të tilla, rreth reklamave, që janë të paditura për publikun, janë të zakonshme. Ndërkohë, Facebook nuk iu përgjigj kërkesës së Reuters për koment lidhur me këtë çështje.