08:43 / E Premte, 04 Qershor 2021 / OSH

Facebook do t’i japë fund “trajtimit special” të politikanëve

Facebook synon t’i japë fund praktikës së tij të përjashtimit të politikanëve nga rregullat për moderimin e përmbajtjes, një “trajtim i veçantë” që ka ngritur mjaft polemika.

Lajmi u dha së fundmi nga disa media amerikane. Kompania e Zuckerberg pritet të japë përgjigjen e saj ndaj rekomandimeve të bordit mbikëqyrës të cilat shkuan më tej pas pezullimit të Donald Trump nga platforma.

Të njëjtat rregulla duhet të zbatohen për të gjithë përdoruesit.