22:39 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Facebook fshin më shumë llogari që lidhen me Rusinë

Facebook gjatë ditës së sotme ka lajmëruar që ka fshirë disa faqe, grupe dhe llogari të lidhura me Rusinë.

Këto llogari po shpërndanin informata të pasakta në rrjetet sociale dhe në shërbimet e Instagramit, shkruan Reuters, transmeton Indeksonline.

Sipas njoftimit, 97 llogari janë fshirë nga Rusia që cak kishin Ukrainën dhe shtetet tjera si Austria, Gjermaninë, Spanjën dhe Britaninë e Madhe.

Gjatë muajit mars, Facebook fshihu mbi 2600 faqe që kishin lidhje me Iranin, Rusinë, Maqedoninë dhe Kosovën./Indeksonline/