14:13 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Facebook hap “Dhomën e Luftës”

Facebook së shpejti do të hapë një “dhomë lufte” tjetër zgjedhore për të ndihmuar në luftën kundër lajmve të rreme përpara zgjedhjeve të vitit 2019 të Parlamentit Evropian.

Ky veprim u njoftua në një fjalim nga shefi i politikës së rrjetit social dhe ish-zëvendëskryeministri britanik, Nick Clegg.

Dhoma e luftës do të hapet këtë pranverë në zyrën e Facebook në Dublin. Clegg tha se dhoma e luftës do të ndihmonte Facebook të ndalonte lajmin e rremë dhe të parandalonte shtypjen e votuesve përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në 2019.

Dhoma e luftës nuk përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm të politikës për kompaninë, por bashkon një sërë ekipesh të ndryshme brenda Facebook që punojnë në çështjet që lidhen me zgjedhjet. /Indeksonline/