17:19 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Facebook jep gjashtë milion dollarë fonde për të stërvitur gazetarë

Kompania gjigante Facebook sot ka treguar do të jap gjashtë milionë dollarë fonde për të stërvitur 80 gazetarë në Britani të Madhe.

Arsyeja e këtij projekti është që gazetarët të trajnohen për projektin e ri “Community News”, transmeton Indeksonline.

Partnerë për këtë projekt të Facebook do të jetë Këshilli Kombëtar për Trajnimin e Gazetarëve.

Pas trajnimit, gazetarët do të vendosën në redaksi lokale me një skemë dy vjeçare./Indeksonline/