20:13 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Facebook ju paguan nëse e lejoni tu gjurmojë telefonin

Facebook edhe njëherë tjetër do të paguajë njerëzit për ti monitoruar sesi përdorin telefonët e tyre përmes një aplikacioni quajtur Study.

Facebook edhe njëherë tjetër do të paguajë njerëzit për ti monitoruar sesi përdorin telefonët e tyre përmes një aplikacioni quajtur Study.

Aplikacioni do të monitorojë cilat aplikacione janë të instaluar në telefonin e një personi, kohën e shpenzuar në ta, vendin ku ndodheni dhe informacione të tjera shtesë të cilat zbulojnë përdorime specifike.

Facebook thotë se nuk do të shohë asnjë përmbajtje specifike si mesazhe, fjalëkalime apo uebsajte që përdoruesit vizitojnë.

Study vjen pak muaj pasi kompania eliminoi një aplikacion të ngjashëm të quajtur Facebook Research pas shumë kritikave që tërhoqi.

Aplikacioni u dedikohej adoleshentëve dhe ishte i disponueshëm në iPhone. Ai përdoret një certifikatë të veçantë për të anashkaluar kufizimet e App Store dhe fituar akses të thellë në telefon.

Lançimi i Study tregon se urinë e Facebook për të dhëna dhe mënyrën sesi njerëzit përdorin telefonët e tyre. Study do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit mbi 18 vjeç dhe vetëm në Android ku aksesi i thellë mund të garantohet për çdo përdorues.

Mosha e përdoruesve do të verifikohet nga llogaria e tyre në Facebook. Pjesëmarrësit duhet të kenë një llogari PayPal për tu paguar.

Rrjeti social nuk bëri të ditur sesa do ti paguajë njerëzit për përdorimin e aplikacionit por jo të gjithë mund të regjistrohen në Study. Aktualisht është i disponueshëm vetëm në SHBA dhe Indi. /