18:05 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Facebook kërkon rregullim të internetit

Si përgjigje ndaj një kërkese që erdhi së fundmi nga bashkëthemeluesei i Facebookut, Chris Hughes që bën thirrje për shpërbërjen e kompanisë, gjiganti i medias sociale ka dalë me një kundër-ofertë: Pse qeveria nuk e rregullon internetin?

“Facebook pranon se bashkë me suksesin vjen edhe përgjegjësia”, tha Nick Clegg, drejtues i çështjeve globale të kompanisë, duke shtuar se “ju nuk përmirësoni llogaridhënien duke bërë thirrje për shpërbërjen e një kompanie të suksesshme amerikane”.

Clegg pastaj sugjeroi “futjen e rregullave të reja për internetin”, duke shtuar se është pikërisht ajo që ka kërkuar edhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg transmeton klankosova.

Chris Hughes, bashkëthemelues i Facebook i cili tash po lyp shpërbërjen e Facebook u largua nga kompania një dekadë më parë, transmeton Klan Kosova.

Gjiganti i mediave sociale ka pranuar akuza viteve të fundit rreth politikave të privatësisë si dhe bartjes së të dhënave.

Në këtë kontekst, vitin e kaluar Zuckerberg u paraqit para Kongresit dhe u mor në pyetje për orë të tëra rreth Facebookut dhe aftësinë e ‘akterëve të huaj’ për të arritur tek amerikanët.

Në seancën dëgjimore Zuckerberg kishte renë dakord, në koncept, për rregullimin më të madh të platformës së tij dhe uebfaqes.