12:15 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Facebooku krijon grupin pas tërmetit, në Shqipëri

Pas tërmetit në Shqipëri, Facebooku ka krijuar një grup ku u kërkonte përdoruesve të tregonin nëse janë të sigurt.

Butonat që ofrohen janë “I’m safe” (Jam i sigurt) dhe “Doesn’t Apply to Me” (Mos e apliko tek unë).

Shumë përdorues nuk kanë hezituar që të thonin se janë në gjendje të mirë shëndetësore, por ka edhe të tjerë që nuk i kanë dhënë rëndësi.

Deri tani raportohen 9 viktima nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë me epiqendër në Durrës.