15:54 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Facebook me metodë të re kundër ndërhyrjeve në zgjedhjet e BE-së

Gjatë ditës së sotme Facebook lajmëroi se ka gati një metod të re kundër ndërhyrjeve në zgjedhjet  e BE-së, që do të mbahen gjatë këtij viti.

Zëvendës presidenti i gjigantit teknologjik, Nick Clegg tregoi se metoda do të dal në fund të muajit mars, transmeton Indeksonline.

Me anë të kësaj metode reklamat e politikanëve do të jenë më transparente.

Zgjedhjet e BE-së do të fillojnë me 23 maj dhe do të mbarojnë me 26 maj./Indeksonline/