12:19 / E Enjte, 18 Mars 2021 / AR

Facebook me superlajm për punonjësit e vet

Shefi operativ i Facebook, Sheryl Sandberg tha të mërkurën se kompania do të ofrojë pushim me pagesë për punonjësit që vuajnë nga dhunë në familje ose sulmi seksual, transmeton Indeksonline.

Stafi i Facebook do të jetë në gjendje të marrë deri në 20 ditë pushim të paguar nëse ata ose një anëtar i familjes së tyre, po përjetojnë dhunë dhe sulm seksual në shtëpi, tha Sandberg në Samitin e Barazisë në Bloomberg.

Sandberg tha se kjo u nxit nga raportet e dhunës në familje, të cilat janë në rritje mes bllokimeve globale të Covid-19, raporton Business Insider.

Është një situatë ku ju duhet pushim i paguar, dhe jo vetëm për veten tuaj, por për një të dashur. Kjo është diçka që i prek të gjithë, përfshirë punonjësit tanë“, tha ajo./Indeksonline/