19:19 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Facebook ndalon postimet me përmbajtje që e mohojnë Holokaustin

Rrjeti social, Facebook ka marrë vendim se do të heqë të gjitha përmbajtjet në platformën e saj që mohojnë ose shtrembërojnë historinë e Holokaustin.

Këtë po e bën Facebook në kuadër të politikave të saj kundër gjuhës së urrejtjes, transmeton Indeksonline.

Facebook më parë është përballur me kritika të forta për lejimin e përmbajtjes së mohimit të Holokaustit të përhapet lirshëm në platformën e tij.

Heqja e përmbajtjes që mohon ose shtrembëron Holokaustin mund të duket si një vendim i qartë për një rrjet social që akuzohet shpesh për mundësimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes./Indeksonline/