17:10 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Facebook ndikon në mënyrën se si renditen fotografitë e personave që i ndjek në Instagram

Keni menduar ndonjëherë se pse disa fotografi të shokëve renditen si të parat në “newsfeed” e Instagramit? Facebook ka ndikim në këtë renditje.

Fotografitë nuk rënditën më në mënyrën kronologjike në “newsfeed” në Instagram. Tashmë rrjeti social përdor diçka që  quhet “feed ranking” për të na treguar fotot e njerëzve që i kemi më të afërt, transmeton Indeksonline.

Këtë e ka konfirmuar dizajneri i Instagram, Jill Nussbaum. Ai këtë e ka arsyetuar se njerëzit po humbasin fotografi të personave të afërm.

Për ta bërë këtë Instagram po përdor të dhënat në Facebook për ta parë se kë e keni person të afërt./Indeksonline/