10:35 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Facebook nisë sanksionet, pezullon kompaninë kanadeze si pjesë e skandalit

Facebook ka filluar të gjejë fajtoret për skandalin e Cambridge Analytica. Kompania e famshme ka ndërmarrë hapin e parë pas hetimeve fillestare të skandalit. Facebook e ka pezulluar kompaninë kanadeze, AggregateIQ të cilën e akuzon se ka ndihmuar në zbulimin e privatësisë të bisedave.

AggregateIQ është kompani e reklamimit dixhial dhe zhvillimin të ueb faqeve me seli të softuerit në Kanada.

Kompania kanadeze i ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka arritur kurrë ose kishte qasje në informacionin e përdorur nga Cambridge Analytica./Indeksonline/

Temat: